Report TV ka mundur të marrë rrëfimin e njërit nga shokët e 13-vjeçarit egjiptian që humbi jetën. Dëshmia e shokut të tij hedh pikëpyetje nëse vdekja ishte aksidentale, ndërkohe burime për report TV bëjnë me dije se po hetohet edhe kjo pistë hetimi.
Sipas shokut të fëmijës egjiptian një njeri te marketi më tha që i kishin thenë Jusufit se ai do të vdistë në 12 të natës
"Kemi 12 vite që ishim shokë të ngushtë. Në orën 12 të natës degjuam britma. Menduam se ndodhi diçka e keqe. Një njeri te marketi më tha që i kishin thenë Jusufit se ai do të vdistë në 12 të natës", deklaroi shoku i vogëlushit të ndjerë për Report TV.