Report TV - Ilir Kanini, u rezistoi 17 ministrave: Do më largonin,mbijetova falë punës

2016-09-27 7

Ilir Kanini është punonjësi i Ministrisë së Arsimit i cili ka punuar me 17 ministra të ndryshëm.

Në ditën e fundit të punës, kryeministri dhe ministrja Nikolla i bërën një surprizë, për të cilën thotë se nuk e priste.

Duke filluar me ministren e arsimit Tefta Cami deri te Lindita Nikolla, Iliri tregon sa e vështirë ka qënë bashkëpunimi me drejtues që vinin nga parti të ndyrshme politike.

Fillimisht Ilir Kanini ka qënë redaktor i gazetës Mësuesi. Në një intervistë për Report TV ai thotë se shumë herë kanë dashur ta pushojnë nga puna, por ka arritur të qëndrojnë vetëm falë punës pa orar.

Sipas tij, shumica e ministrave e kanë trajtuar si një profesionist, pasi shikonin punën tij.

Gjatë viteve, 65-vjeçari është vlerësuar me dekorata të ndryshme. Ai thotë se nga puna me ministra të ndryshëm, ka mësuar shumë prandaj nuk do të tërhiqet për të shijuar pensionin e tij, por do të vijojë të punojë për historinë e arsimit.

Free Traffic Exchange