Ora News – Integrimi në BE, brenda javës takimi i Këshillit të Stabilizim-Asocimit

2016-09-27 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Brenda kësaj jave do të mbahet takimi i Këshillit të Stabilizim-Asocimit mes Shqipërisë dhe BE-së, ku do të diskutohet mbi arritjet dhe progresin e vendit tonë gjatë këtij viti në kuadër të përmbushjes së 5 prioriteteve për integrimin.
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, në një dalje për mediat u shpreh optimiste për një vlerësim pozitiv në raportin e progresit për 2016, që do të finalizohej pse jo me hapjen e negociatave.
Gjosha: Brenda kësaj jave do të kemi dhe Këshillin e Stabilizim Asociimit ku do të diskutohet për arritjet që ka pasur Shqipëria gjatë vitit të fundit në kuadër të 5 prioriteteve, marrëveshjen e stabilizim asociimit, kriterin ekonomik të vendit etj.Do të shpresojmë pse jo edhe në konkluzione pozitive sa i përket raportit të progresit për Shqipërinë për 2016, duke qenë se sapo kemi konkluduar dy nga kushtet themelore dhe për çeljen e negociatave që janë reforma në drejtësi që u kalua me konsensus tejet të gjerë 140 vota dhe ligji i vettingut që i hap rrugë implementimit të reformës dhe gjithë skanimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ku fillon dhe reforma në drejtësi. Do shpresonim në një vendim pozitiv.
Por përkundër vendimarrjes së institucioneve të Bashkimit Europian mbi çeljen e negociatave, Gjosha tha se Minsitria që ajo drejton dhe institucionet shqiptare do të vazhdojnë punën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/brenda-javes-takimi-i-keshillit-te-stabilizim-asocimit/