Report TV - Shqipëri-Maqedoni, De Biasi: Nuk ka skuadra të mëdha dhe të vogla

2016-09-27 1

Nesër Shqipëria luan ndeshjen e parë të vlefshme për fazën eliminatore të Kampionatit Botëror të Rusisë 2018.

Para ndeshjes së Kombëtares me Maqedoninë tekniku De Biasi, zëvendës trajneri Tramezzani, Alban Bushi dhe Ansi Agolli kanë zhvilluar konferencë për shtyp.

Agolli është shprehur:? Nuk ka rëndësi se kush është kapiteni, por e rëndësishme është të dalim me rezultat pozitiv?

Ai ka shtuar se stadiumi është shumë i mirë dhe ndihmues është edhe fakti që ndeshja luhet në Shkodër.

?Pavarësisht të gjithave duhet të tregohemi të kujdesshëm me ekipin maqedonas?, ka thënë Agolli.

De Biasi është shprehur se tifozët duhet të përgatiten mirë në fushë, ndërsa ne në fushë.

?Nuk ka skuadra të mëdha dhe të vogla, kjo është një ndeshje e rëndësishme?, ka thënë kapiteni i kuqezinjve.

Free Traffic Exchange