Ora News - Nënë Tereza, një monument në kujtesë, Andoni: Shteti ta nderojë siç e meriton

2016-09-27 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Data 4 shtator shënon një moment të rëndësishëm për të shqiptarët, sepse në panteonin e të shenjtëve, ngjitet humanistja shqiptare Nënë Tereza.
Shqiptarët janë sot më krenar se kurrë. Në Shqipëri, emri i Nënë Terezës lartësohet në disa vepra të rëndësishme, siç është Aeroporti Ndërkombëtar ?Nënë Tereza?, Spitali ?Nënë Tereza?, sheshi ?Nënë Tereza? në kryeqytet, shkolla 9 vjeçare në Durrës.
Studiuesi dhe gazetari Ben Andoni vëren se simboli i saj është shfrytëzuar dhe nuk është vlerësuar sa duhet.
Andoni: Është shumë e vështirë për të folur për kujtesën ndaj Nënë Terezës, është një kujdes institucional, dhe pastaj, le të themi kujdesi është i shtrirë në të gjitha strukturat e tjera. Për hir të së vërtetës, shteti shqiptar që me ardhjen e Nënë Terezës në Shqipëri pa tek ajo një simbol, i cili duhej të shfrytëzohej.
Ne e kemi shfrytëzuar shumë. Dhe na takon. Na dha një simbol që na mungonte. Paradoksi i ditëve të sotme është që sheshi qendror që mban emrin e saj nuk ka një shenjë dalluese.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/gazetari-andoni-simboli-i-nene-terezes-eshte-shfrytezuar/