Report TV - Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës 7.6 milionë euro për shpronësimet

2016-09-27 1

Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës do t?i kushtojë arkës së shtetit afërisht 150 milionë euro, por njëherësh do të shoqërohet dhe me një proces masiv shpronësimesh në 19 zona kadastrave të Tiranës dhe Durrësit.

Sipas përllogaritjeve të deritanishme të bëra publike nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, kosto e shpronësimeve arrin në 7.6 milionë euro. Sipërfaqja totale e tokës bujqësore që duhet të shpronësohet në këto 19 zona kadastrale arrin në 7 53 mijë metra katrorë, me një vlerë prej 3.5 milionë eurosh.

Ndërsa sipërfaqja e tokës truall vlerësohet në total 68 mijë metra, me vlerë më shumë se 4 milionë euro. Ndërkohë që vlerësohet se 80 mijë metra të terrenit ku do të zgjerohet superstrada janë tokë në pronësi të shtetit.

Por është vetë ARRSH që konkludon se këto vlera financiare, mund të rezultojnë shumë më të mëdha, pasi pronësia e tokave të verifikohet në zyrat e hipotekave.

Sipas ARRSH, në zonën e studimit janë identifikuar parcel- tokë bujqësore, kryesisht midis Vorës dhe Shkozetit. Pjesa më e madhe e sipërfaqes së prekur nga projekti është identifikuar si rrugë ekzistuese dytësore, kanale e skarpate, të cilat në raportin paraprak nuk kanë një vlerë, meprezumimin që këto paasuri janë shpronësuar më parë ( duke I konsideruar pasuri ?shtet?, në administrim te ARRSH.

Por nga verifikimi ne regjistrat e pasurive të paluajtshme, pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, rezulton se këto pasuri, nuk janë regjistruar ende në pronësi Shtet.

Vetëm pak ditë më parë, ARRSH publikoi një projekt që parashikon kthimin e Superstradës Tiranë Durrës në një Autostradë të kategorisë A me tre korsi në secilin krah, plus një korsi emergjence. Shpejtësia e lejuar e lëvizjes në këtë sekment mund të rritet deri në 140 kilometra në orë.