Report TV - Shenjtërimi i Nënë Terezës, Veliaj: Më shumë mirësi sesa inat dhe mllef

2016-09-27 1

Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës organizuan sot një sërë aktivitetesh me rastin e shenjtërimit nga Papa Francesku të Nënë Terezës. Aktivitetet u zhvilluan në sheshin që mban emrin e Nënë Terezës, ku u vendosën pllakata me emrin e shenjtores më të re të Kishës Katolike, si dhe u mbajt një koncert tematik, ndërsa u mundësua edhe një lidhje direkte me sheshin ?Shën Pjetër? në Vatikan, gjatë meshës së shenjtërimit të humanistes shqiptare.

Fillimisht u zhvillua ceremonia e zbulimit të një njërës prej pllakatave me emrin e Nënë Terezës, ku morën pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, anëtarë të qeverisë, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të lartë të Kishës Katolike dhe të besimeve të tjera fetare në vendin tonë, si dhe qytetarë të ndryshëm.

Në fjalën e tij, gjatë kësaj ceremonie, kryebashkiaku Veliaj tha se shqiptarja Nënë Tereza solli shpresë në jetën e çdo njeriu që preku, por edhe të atyre që e ndoqën në misionin e saj.

?Jemi sot në një ditë shumë të bukur, një ditë me diell, ashtu si Nënë Tereza solli diell në jetët e shumë njerëzve që ajo preku. Më vjen mirë që kemi rikujtuar jo vetëm me këtë pllakë, por në të gjithë institucionet aty ku kemi vizituar, ku shërbejnë motrat e saj, kemi kujtuar jetën e saj dhe mënyrën se si preku shumë prej jetëve tona. Ka shumë njerëz që thonë: A mund të lindë trëndafil nga ferra?

Free Traffic Exchange