Report TV - Plani i SHBA-BE, pas gjyqtarëve reforma prek politikanët,ja nisma

2016-09-27 1

Reforma në sistemin e drejtësisë duket se është vetëm hapi i parë, për të shkundur dhe reformuar të gjitha degët e shtetit shqiptar. Pas gjyqtarëve dhe prokurorëve, objekt i procesit të llogaridhënies, kontrollit, ligjshmërisë dhe transparencës do të jenë politikanët.

Krahas ligjeve prioritare për të mundësuar zbatimin e Reformës në Drejtësi, ekspertët e misioneve të SHBA-BE, në bashkëpunim me ekspertët shqiptarë, po punojnë për hartimin e një numri ligjesh që rregullojnë dhe disiplinojnë veprimtarinë e funksionarëve, duke nisur që nga kreu i shtetit. Nismat po hartohen në kuadër të transformimit të shtetit shqiptar dhe integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Free Traffic Exchange