Report TV - Durrës, futen për t’u larë, mbyten në det dy kushërirat 4 dhe 18-vjeçe

2016-09-27 1

Dy vajza 4 dhe 18-vjeçe nga Elbasani janë mbytur pasditen e së shtunës në Durrës. Dy kushërirat ishin futur për t'u larë në det, por nuk kanë dalë më të gjalla, pasi janë mbytur.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së të shtunës te ?Shkëmbi i Kavajës? kur dy kushërirat u futën në det dhe prej disa orësh familjarët e tyre po e kërkonin dhe nuk po i gjenin.

Ka qenë gjyshi i 4-vjeçares dhe njëkohësisht xhaxha i 18-vjeçares ai që ka njoftuar policinë, pasi nuk po lokalizonte vendndodhjen e dy mbesave.

Pas mbërritjes së policisë dhe kërkimeve fillimisht është gjetur trupi i pajetë i fëmijës 4 vjeç me inicialet E.B., ndërsa pas mesnate është gjetur edhe 18-vjeçarja me inicialet I.H e mbytur.

Gjyshi i 4-vjeçares, 56-vjeç ka deklaruar se ndodheshin në Durrës me pushime, ndërsa trupat e dy vajzave janë dërguar fillimisht në morgun e qytetit.

Pritet që sot dy vajzat të përcillen për në banesën e fundit, pas vdekjes tragjike.

Free Traffic Exchange