Ora News - Krimet nga të sëmurë mendorë në rritje, institucionet nuk reagojnë

2016-09-27 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Ardian Kodra është viktima e radhës, e cila ka për autor një person, që sipas policisë ka shfaqur probleme të shëndetit mendor.
Ky nuk është i vetmi krim qe kryhet nga kjo kategori dhe që ngre shqetësimin se si duhen trajtuar persona të tillë dhe ku pasi rreziku qe ata shfaqin është i nivelit të lartë dhe i vazhdueshëm. Vetëm pak kohë më parë në Palasë të Vlorës, një tjetër i sëmurë mendor Jorgo Zani, i preu kokën kushëririt të tij 12-vjeçar. Shkaqet mbeten ende të paqarta, por Zani prej kohësh njihej si problematik, madje ishte kuruar dhe në Greqi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/krimet-nga-te-semure-mendore-ne-rritje-institucionet-nuk-reagojne/