Mesazhet e Clinton, FBI publikon detajet e hetimit - Top Channel Albania - News - Lajme

2016-09-27 1

FBI publikoi një sërë dokumentesh të lidhura me hetimin e përdorimit të e-mailit personal të Hillary Clintonit gjatë kohës kur shërbente si Sekretare e Shteti. 58 faqet e shënimeve përfshijnë një intervistë të kandidates demokrate në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, si dhe detaje mbi kompjuterin e saj privat në rezidencën e Nju Jorkut.