Ora News – Vijojnë hetimet: Efektivi i FNSH-së u vra 30 metra larg banesës

2016-09-27 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ekspertë të policisë dhe prokurorisë janë rikthyer në Torovicë të Lezhës, aty ku një ditë më parë nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë një efektiv i FNSH-së në Shkodër.
Adrian Kodra humbi jetën nga shkëmbimi i zjarrit me David Qosja, i cili njihej si i sëmurë mendor dhe policia kishte vajtur për ta neutralizuar pasi po terrorizonte banorët duke qëlluar me armë në ajër.
Gazetari i Ora News Elvis Hila informon: Efektivët kanë qenë vetëm 30 metra larg banesës dhe efektivi i FNSH-së është qëlluar sapo ka dalë nga automjeti. Fillimisht efektivët nuk e kanë ditur se personi që do të neutralizonin ishte i sëmurë mendor?
Qosja u arrestua pas gati 5 orë shkëmbim zjarri me policinë, e cila kishte rrethuar banesën, ndërsa ai i vuri flakën dhe banesës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vrasja-e-...

Free Traffic Exchange