Bashkia e Tiranës nis ndërtimin e shkollës së re në zonën e Kombinatit. Shkolla 9-vjeçare, ?Betim Muço? është godina e dytë që nis të ndërtohet në kuadër të projektit për ndërtimin e 20 shkollave në kryeqytet, të cilat do të zgjidhin përfundimisht problemin e mësimit me dy turne që vijon prej vitesh. Nisja e punimeve u inspektua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi rëndësinë e këtij projekti.
?Më vjen mirë që pas shkollës ?Hoxha Tahsin?, shkolla 9-vjeçare ?Betim Muço? në Kombinat është e dyta si pjesë e projektit për ndërtimin e 20 shkollave në Tiranë. Duke filluar me këto dy shkolla të para dhe për të pasuar me shkollën ?Kosova?, do të vazhdojmë gjatë këtij viti me hedhjen e themeleve për shkolla të reja. Kjo është e vetmja mënyrë se si mund të eliminojmë klasat me dy turne?, u shpreh Veliaj.
Sipas kryebashkiakut, është e vështirë të pretendohen qytetarë të mirë nesër dhe një Tiranë dinjitoze, nëse fëmijët nuk kanë kushtet normale në institucionet ku duhet të marrin dije. Prandaj, sipas tij, është i rëndësishëm një ndryshim radikal dhe për këtë vjen në ndihmë partneriteti publik-privat.