Report TV - Dorëheqja e Haxhinastos,Vasili:Nuk ka mosmarrëveshje mes tij e Metës

2016-09-27 0

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një intervistë të dhënë për Report Tv ka komentuar sot dorëheqjen e ish-Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka thënë se, mes tij dhe kreut të LSI-së Ilir meta nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje.

?Shkak i dorëheqjes së Haxhinastos është angazhimi i tij në konventën e LSI-së dhe zgjedhjet e ardhshme. Në fund të nëntorit janë zgjedhjet në LSI për kryetarin e partisë dhe më pas do vijohet me zgjedhjet për strukturat e reja. Haxhinasto është i ngarkuari për përgatitjen e programit të LSI-së, por dua të theksoj se nuk ka asnjë mosmarrëveshje mes Metës dhe Haxhinastos? ka thënë Vasili.

Vasili ka shtuar se, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk synon që të lëkundë asnjë karrige ministri, por dorëheqja e Haxhinastos ka lidhje me angazhimin e tij në LSI për Konventën që do të mbahet së shpejti.

?Ndryshime të reja në qeveri? Këtë e vendos kryeministri Edi Rama. Jam i vetëdijshëm se, disa deputetë kanë kritikuar ministrat e LSI-së, s?ka asgjë.
Kritikat e LSI-së ndaj disa ministrave janë për të mos kaluar në vetëkënaqësi, pasi vetëkënaqësia është sëmundja më e keqe nga e cila dëmtohet mazhoranca. Sugjerimet tona janë jo për të lëkundur ndonjë karrige ministri? ka thënë ai.

Free Traffic Exchange