Ora News – Lezhë, vrasja e efektivit të FNSH-së, ekspertët e hetimit kthehen në Torovicë

2016-09-27 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ekspertë të policisë dhe prokurorisë janë rikthyer në Torovicë të Lezhës, aty ku një ditë më parë nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë një efektiv i FNSH-së në Shkodër.
Adrian Kodra humbi jetën nga shkëmbimi i zjarrit me David Qosja, i cili njihej si i sëmurë mendor dhe policia kishte vajtur për ta neutralizuar pasi po terrorizonte banorët duke qëlluar me armë në ajër.
Qosja u arrestua pas gati 5 orë shkëmbim zjarri me policinë, e cila kishte rrethuar banesën, ndërsa ai i vuri flakën dhe banesës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vrasja-e-efektivit-te-fnsh-se-ekspertet-e-hetimit-kthehen-ne-torovice/