Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
27 vjeçari nga Torovica, David Qosja, që vrau efektivin e FNSH-së jetonte prej vitesh i vetëm në shtëpi pa asnjë familjar. Banorët e fshatit tregojnë se ai kurrë nuk kishte qenë një shqetësim për ta edhe pse vuante nga probleme të shëndetit mendor prej më shumë se tre vitesh. Ndërkohë, arma e krimit, mësohet se qëndronte në familjen Qosja që pas trazirave të vitit 1997.
David Qosja, 27 vjeçari nga Torovica e Lezhës që ngriti në këmbë Policinë e Shtetit pasditen e së premtes, jetonte i vetëm prej të paktën 2 vitesh dhe pavarësisht problemeve me shëndetin mendor, ai nuk kishte përbërë kurrë shqetësim për banorët e zonës.
27-vjeçari vuante nga shëndeti mendor prej të paktën tre vitesh, por mësohet se nuk ishte vizituar dhe nuk kishte marrë kurrë mjekime.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/qosja-jetonte-i-vetem-ne-banese-as-mjekim-dhe-as-vizite-tek-mjeku/