Report TV - I sëmuri mendor vret efektivin e FNSH, 5 orë luftë me policinë

2016-09-27 0

Pas 5 orësh shkëmbim zjarri dhe rezistencë ndaj forcave të rendit, policia ka mundur të arrestojë David Qosen, autorin e vrasjes së efektivit të FNSH, Ardian Kodra.

27-vjeçari pasi ekzekutoi efektivin e FNSH u mbyll në banesën e tij, duke i bërë rezistencë policisë.

Pas orësh të tëra përpjekjesh, forcat e policisë, të ndihmuara nga repartet RENEA kanë ndërhyrë me një autoblindë dhe gaz lotësjellës për të ndaluar vrasësin, i cili ishte mbyllur në banesën e tij.

David Qosja qëlloi disa herë me armë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për t'u dorëzuar. Para se të futej në banesë Renea hodhi gaz lotsjellës dhe më pas neutralizoi autorin e vrasjes së efektivit të FNSH.

Sipas banorëve të zonës David Qose njihet si i sëmurë mendor, por policia bëri të ditur se nuk ka dokumente që e vërtetojnë këtë.

Free Traffic Exchange