Vrasja e efektivit Adrian Kodra sot në Torovicë, nuk është rasti i parë që një efektiv policie vritet në krye të detyrës. Në tetor të vitit 2015, në Oblikë të Shkodrës, ku 52-vjeçar vrau komshiun e tij pas një konflikti.
Gjatë aksionit për kapjen e tij, Arishta qëlloi për vdekje komandantin e FNSH për Shkodrën, Simon Gjeta. Pas 12 orësh përplasje me policinë, u ekzekutua edhe autori i ngjarjes.
Efektivi Adrian Kodra që u vra sot në Lezhë, gëzon respekrin e miqve dhe të afërmve që e njohin. Kodra ka shërbyer për 20 vite si efektiv Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë nga banorët përshkruhet si një polic që ka shërbyer me devotshmëri, por edhe si një prind shëmbullor.