Report TV - Zgjedhjet, Basha: Qeveria kërkoi 40 mln euro ryshfet për rrugën e Arbrit

2016-09-27 0

"Qeveria ka kërkuar ryshfet 40 milion euro bankës kineze për ndërtimin e rrugës së Arbrit". Kjo sipas kryetarit të PD, Basha është e vërteta e mos përfundimin e Rrugës së Arbrit të cilën kryeministri nuk ua thotë shqiptarëve.

Këto deklarata u bënë gjatë takimit me banorë të disa zonave në Dibër, ndërsa kandidati i djathtë Sherefedin Shehu tha se bashkia do të ndërmjetësojë shitjen e produkteve bujqësorë të dibranëve

Zgjedhjet në bashkinë e Dibrës do të zhvillohen në 11 shtator, ku Sherefedin Shehu do të kandidojë përballë Muharrem Ramës nga aleanca e majtë.