Report TV - Raporti i KLSH për skandalin e BSH Prokuroria nis hetimet për vjedhjen

2016-09-27 1

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit pas auditimit të periudhës 2010-2014 në Bankën e Shqipërisë rihap hetimet për skandalin e vjedhjes dhe dëmin ekonomik të shkaktuar në buxhetin e shtetit.

Sipas burimeve për Report TV këtë të premte Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për akuzën e shpërdorimit të detyrës për ish-zyrtarët dhe zyrtarët aktual të bankës së shqipërisë.

Në këtë procedim nuk ka emra personash por të njëjtat burime sqaruan se do të verifikohen përgjegjësit e cdo punonjësi apo ish punjoësi të bankës e më pas do të vendoset për hetimet dhe marrjen e tyre në pyetje.