Report TV - Largimi i Haxhinastos, reagon Basha: Shqiptarët presin largimin e Ramës

2016-09-27 0

Për kreun e opozitës Lulzim Basha largimi i Haxhinastos nga Transportet nuk kthen shpresën e shqiptarëve tek kjo qeveri.

Në një dalje për mediat kreu i PD tha se qeveria Rama në fakt ka humbur cdo legjitimitet përballë qytetarëve me dështimet e saj.

Sipas tij shpresa tek shqiptarët do të lindë me largimin e Ramës nga qeveria.

?Nuk ka shpresë nga ky ndryshim në qeveri apo nga ndryshime të tjera sepse të gjithë e dinë se përkeqësimi i thellë i jetës së shqiptarëve me taksa të rritura, me rënien e fuqisë blerëse, me shpunësimin dhe varfërimin masiv si rezultat i politikave të qeverisë ?Rama? nuk ka asnjë shans të ndryshojë tashmë që qeveria është në ditët e saj të fundit.

Ndryshimi i vërtetë që do të ngjallte shpresë dhe gëzim tek shumica e shqiptarëve, jo vetëm tek opozita, do të ishte largimi i Edi Ramës? tha ai.