Report TV - Misioni i “Nënë Terezës” merr titullin “Simbol i Qytetit të Tiranës”

2016-09-27 1

Nderohet me titullin ?Simbol i Qytetit të Tiranës?, misioni i ?Nënë Terezës? në Shqipëri. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi shtëpinë e motrave ?Nënë Tereza?, ku edhe u dorëzoi titullin, të cilin e vlerësoi si shenjë mirënjohjeje ndaj humanistes së njohur.

Veliaj tha se kjo është një javë, e cila do të ketë shumë aktivitete, për të përjetuar veprën e Nënë Terezës, e cila kulmon me shenjtërimin e saj në 4 Shtator.

?Ftojmë të gjithë qytetarët e Tiranës në orën 09:30, në sheshin "Nënë Tereza", ku do të vendoset pllaka e re në kujtim të misionares shqiptare. Do të kemi një shfaqje të meshës në ekran, si dhe një koncert me këngë nga kori i TOB-it. Një mundësi për të gjithë qytetarët, që ndoshta nuk janë besimtarë katolikë, por që kanë dëshirë të përjetojnë ndjenjën e krenarisë për Nënë Terezën?, tha Veliaj

Free Traffic Exchange