Për t?u vizituar te mjeku nuk do duhet të prisni në radhë. Ministria e Shëndetësisë shumë shpejt do të vërë në zbatimin projektin e prenotimit online të viztës te mjeku specialist.
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka bërë të ditur se mjeku i familjes, do të prenotojë takimin e pacientit me mjekun specialist, ku do përcaktohet data dhe ora.
Në një analizë për barnat në 3 vitet e fundit, ministri Beqaj u shpreh se çmimet janë ulur, duke dhënë dhe shembuj konkretë.
Gjithashtu Beqaj tha se nuk është e vërtetë që kompanitë e mëdha po ikin nga Shqipëria. I pyetur për cilësinë e barnave, Ministri i Shëndetësisë u shpreh se po hetohen disa kompani, që mund të kenë future barna jo efektive në treg.