Kongresmeni amerikan Eliot Engel dhe ambasadori i SHBA Donald Lu ndodhen në një takim me kryeparlamentarin Meta. Teme e bisedës besohet të jetë reforma në drejtësi.
Në axhendën e kongresmenit amerikan është edhe një takim me kryeministrin Rama rreth orës 16:00.
Engel ndodhet në Tiranë prej ditës së djeshme në një vizitë zyrtare. Engel po zhvillon takime me zyrtarë të lartë të Shqipërisë.
Gjatë ditës së djeshme Engel u takua edhe me kryetarin e PD, Lulzim Basha.