Ora News - Fier, i moshuari-Ramës: Vajzën me dy universitete e kam pa punë!

2016-09-27 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë një takimi me fermerë në Zharrës në Fier, kryeministri Edi Rama u përball me shqetësimin e banorëve.
Një i moshuar i paraqiti atij tri çështje kryesore, ku çështja e parë ishte mungesa e punësimit për vajzën e tij si mësuese pavarësisht se kishte konkurruar në portalin përkatës të Ministrisë së Arsimit.
I moshuari: Kam një vajzë me dy universitete, ka konkurruar dy herë për mësuese. Në Vlorë në vend të dytë, në Fier në vend të parë dhe gjithkund nuk i gjendet asnjë vend.
Rama: Çështjen e vajzës e dëgjova? Secili që merr fjalën për hallin e vet flet, edhe unë për hallin tim flas. Halli i tjetrit të duket i lodhshëm, siç duket i lodhshëm halli im kur them shiko se kaq janë mundësitë.
I moshuari: Dikush mund të qeshi le të qeshi.
Rama: Tashi mos u merr me ata që qeshin. Le të qeshin. Imagjino sikur të qanin.
I moshuari: Nuk e duroj dot unë të më qeshin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/i-moshuari-rames-vajzen-me-dy-universitete-e-kam-pa-pune/

Free Traffic Exchange