Oranews- Sëmundja e gjedhit, KASH:Fermerët të kenë kujdes, dermatoza nodulare ende prezent

2016-09-27 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar i ka bërë apel fermerëve që të bëjnë kujdes, pasi sëmundja e gjedhit vijon të jetë ende prezente. Agim Rrapaj shprehet se deri tani ka pasur me qindra krerë bageti të ngordhura dhe të prekura nga kjo sëmundje. Rrapaj i kërkon njësive vendore që të ngrenë tregje të posaçme për shitjen e bagëtive.
Sëmundja dermatoza nodulare ose siç njihet ndryshe sëmundja e gjedhit vijon që të jetë ende prezente dhe Këshilli i Agrobiznesit u tërheq vëmendjen fermerëve të jenë të kujdeshëm.
Kryetari i këtij Këshilli, Agim Rrapaj, bën me dije se më të prekur janë fermerët e vegjël.
Agim Rrapaj:Veprimtaria ekonomike e blegtorëve dhe fermerëve dhe në të njëjtën kohë duam të tërheqim vëmendjen e blegtorëve dhe fermerëve se sëmundja nuk ka përfunduar. Po kërkojmë me insistim që fërmerët të vazhdojnë bashkëpunimin me veterinerët.Ne vlerësojmë punën e veterinerëve deri tani, por po u shkëput ky bashkëpunim do të kemi akoma më shumë dëme. Mbështesim propozimin e Ministrit të Bujqësisë për të kompensuar në natyrë fermerët.
Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar i bën apel njësive vendore të krijojnë tregje të veçanta për të shitur bagëtinë e gjallë në vend, duke e konsideruar si një sektor të rëndësishëm për ekonominë e vendit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kashfermeret-te-kene-kujdes-dermatoza-nodulare-ende-prezent/

Free Traffic Exchange