Report TV - Zjarret e muajit gusht,14 ndërhyrjet e vështira të Forcave të Armatosura

2016-09-27 0

Përveç operacionit për pastrimin e rivierës shqiptare, gjatë muajit gusht Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë qenë të angazhuara edhe në shuarjen e zjarreve në të gjithë territorin e vendit.

Efektivët e Forcave të Armatosura janë angazhuar në 14 operacione për shuarjen e zjarreve, kryesisht të qëllimshëm dhe në terrene shumë të vështira.

Kontributi i efektivëve të FA ka rezultuar i rëndësishëm sidomos te ?Rana e Hedhun? në Shëngjin. Megjithatë jo më pak i rëndësishëm ka qenë në vatrat e tjera që nga Novosela në Vlorë, Oroshi në Mirditë, Parku i Viroit në Gjirokastër apo Gjegjani në Pukë, duke parandaluar djegien e dhjetëra hektarëve pyje.

Në këto operacione Forcat e Armatosura kanë kryer edhe ndërhyrje nga ajri, e cila ka qenë një ndihmë e madhe për forcat në terren.

Në total, në operacionet për shuarjen e zjarreve për muajit gusht, FA kanë angazhuar rreth 500 efektivë 30 mjete të rënda, 5 zjarrfikëse, ambulanca si dhe 6 helikopterë të Forcës Ajrore.

Free Traffic Exchange