Oranews- Prokuroria: Kushtetuta na heq kompetencat

2016-09-27 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar për Kushtetutën e re të Shqipërisë, duke theksuar se disa aspekte procedurale thelbësore janë të zbatueshme për shkak të mungesës së bazës ligjore.
Prokuroria thekson se Kushtetuta e re ka krijuar ngërç në aktivitetet e institucioneve të drejtësisë.
Prokuroria e Përgjithshme thekson se konstatohet me shqetësim se, ndryshe nga sa është parashikuar me institucionet e tjera, vetëm për Prokurorinë nuk janë parashikuar dispozitat kalimtare, të cilat do të rregullojnë veprimtarinë deri në hyrjen në fuqi të paketës së plotë ligjore të Reformës në Drejtësi.
?Prokuroria e Përgjithshme nuk synon të gjejë arsyet që kanë nxitur hartuesit e Kushtetutës për këtë diferencim në trajtimin e institucionit, por është e prirur të sugjerojë zgjidhje që i shërbejnë mbarëvajtjes së aktivitetit të mëtejshëm?, thuhet në reagim.
Në këtë këndvështrim, Prokuroria thekson se u ka kërkuar zyrtarisht institucioneve vendimmarrëse që të hartojnë norma kushtetuese për të shmangur ngërçin në disa çështje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/prokuroria-kushtetuta-e-re-ka-krijuar-ngerc-ne-disa-institucione/