Report TV - Zgjedhjet në Dibër, PS-LSI-PDIU bashkë në Maqellarë: Rama do fitojë

2016-09-27 1

Maqellara ishte ndalesa e radhës në fushatën e kandidatit të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Dibrës Muharem Rama. Në mitingun e organizuar në sheshin kryesor të kësaj njësie administrative mori pjesë Kryetari i Grupit Parlamentar të socialistëve Gramoz Ruçi, deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Socialiste për Integrim Përparim Spahiu, deputeti i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Aqif Rakipi, ministrat Gjiknuri e Beqaj dhe deputetët Balla e Abazi.

Pasi ju kërkoi votën për doktor Muharemin, Ruçi shprehu besimin e tij të plotë se kandidatura është më e mira për banorët e Maqellarës por edhe gjithë Dibrës.

?Ka 20 vjet që subjekti ynë e kërkon për të kandiduar dhe ai ka hezituar. Kësaj radhe, nuk hezitoi. Pse nuk hezitoi? Sepse profesioni i tij e ndihmon për një gjë, që përpara se të shërosh një pacient duhet të përcaktosh diagnozën dhe ai tani ka përcaktuar diagnozën se ku i dhemb popullit të Peshkopisë.