Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rritet numri i turistëve që kanë vizituar parkun arkeologjik të Apolonisë në Fier, ku vetëm për mujain gusht përllogaritet rreth 30 mijë numri i tyre. Polakët dhe cekët zënë numrin më të lartë të turistëve të huaj, të cilët nuk i ka ndaluar infrastruktura tejet e amortizuar, për të vizituar Apoloninë.
Muaji Gusht ka shënuar një numur rekord vizitash në parkun arkeologjik të Apolonisë. Drejtori Marin Haxhimihali pohon se vetëm për muajin gusht numri i vizitorëve vendas e të huaj ka shkuar në 30 mijë. Madje sipas drejtuesit të Parkut arkeologjik,edhe pse rruga është tejet e amortizuar, kjo nuk ka penguar vizitorët që të shkojnë drejt Apolonisë.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/parku-i-apolonise-30-mije-turiste-vetem-gjate-muajit-gusht/