Drejtoresha e re e Teatrit të Operës dhe Baletit Zana Çela është prezantuar sot nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. Artistët e pritën me duartrokitje hyrjen e saj në institucionin që do të drejtojë.
Ministrja e Kulturës Mirela Kubaro theksoi se Zana Çela vjen në drejtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit pas një sezoni artistik të suksesshëm. Më tej ministrja e kulturës theksoi se Zana Çela ka një eksperiencë të vyer.
Drejtoresha e re e teatrit të operës dhe baletit u shpreh para artistëve se i ka ndjekur gjatë gjithë kohës me emocion premierat e tyre, dhe bëri gjatë përshëndetjes edhe një falënderim për ish drejtorin e dorëhequr një muaj më parë Ilir Kernin që sipas saj ?ka punuar me pasion.?
Do ta bëj teatrin e operës dhe baletit kozmopolitan, është shprehur Çela gjatë prezantimit të shkurtër të programit të saj, duke theksuar se ka hartuar edhe një strategji menaxheriale për teatrin e operës, që sipas saj, nuk mund të mjaftohet vetëm me buxhetin e shtetit.