Report TV - Akademia e Shkencave, Rama: Situatë tronditëse, po ndërhyjmë

2016-09-27 0

Kryeministri i vendit Edi Rama teksa ka marrë pjesë në punimet dy-ditore të samitit të 11 Ndërkombëtar dhe Mbarëkombëtar të Institutit Alb-Shkenca ka thënë se sot nuk ka një regjistër konkret të merave dhe numrit të përgjithshëm të shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit duke përfshirë këtu edhe shkencëtarët shqiptarë. Rama shtoi se situata në Akademinë e Shkencave është tronditëse, gjë për të cilën po punohet për riformatimin e saj.

?Ne nuk kemi të regjistruar popullin shqiptar që jeton në diasporë. Jemi kaq pak, në krahasim me vendet e tjera dhe nuk kemi mundësi që të dimë se ku janë e sa janë. Mungojnë regjistrat për shqiptarët jashtë vendit. Regjistrimi i popullsisë, ndihmon edhe procesin e votimit. Popullimi i regjistrit të të dhënave i domosdoshëm. Është tronditëse që akademia e shkencave të mos ketë regjistër të atyre që bëjnë ose përpiqen të bëjnë shkencë kudo. Të mos ketë regjistër të vendndodhjes, aktivitetit e asnjë kontakt është e pafalshme. Kjo bëhet më pak tronditëse po të mendosh se shteti nuk e di ku i ka shqiptarët jashtë atdheut" tha ai.

Free Traffic Exchange