Ora News - Policia: Njoftimi i djeshëm për vrasje të dyfishtë në Korçë, fals

2016-09-27 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka rezultuar fals njoftimi i marrë dje nga policia për një vrasje të dyfishtë në Korçë.
Një ditë pas ngjarjes policia sqaron se nga verifikimet e kryera në fshatin Xerje, ngjarja rezultoi e pavërtetë.
Të mërkurën e 31 gushtit 2016, rreth orës 15:20, një shtetas anonim ka telefonuar tek nr 129 në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, duke thënë se pranë fshatit Xerje, Njësia Administrative Lekas- Korçë, janë vrarë me armë zjarri, dy persona si edhe janë plagosur disa të tjerë.
?Menjëherë nga ana e strukturave të DVP-Korçë, janë bërë verifikimet dhe kontrollet e nevojshme, nga të cilat rezultoi se kjo telefonatë ishte e rremë dhe se nuk kishte asnjë ngjarje kriminale, me persona të vrarë apo të plagosur, në të gjithë territorin e pretenduar? thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu duke iu referuar disa njoftimeve të publikuara në media dhe rrjete sociale të cilat flasin për një shtetas të vrarë nga fshati Tudas, Policia deklaron se ato janë të pavërteta, pasi Policia e Korçës ka kontaktuar me këtë shtetas dhe nga verifikimet e kryera, rezulton të jetë shtetasi A. Ll, 45 vjeç, lindur në fshatin Tudas- Korçë dhe me banim aktual në Tiranë.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/raportohen-dy-te-vrare-me-arme-zjarri-ne-korce/