Report TV - Rritja e pagave të 'drejtësisë', MF kundër, komisioni nuk tërhiqet

2016-09-27 11

Pavarësisht se Ministria e Financave dha alarmin se fatura nga rritja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve është e papërballueshme për buxhetin e shtetit, komisioni i reformës dhe ekspertët e huaj nuk tërhiqen.

Magjistratëve do t?u rritet rroga nga 150 % deri në 166%. E përkthyer ndryshe, sipas Ministrisë së Financave, plot 45 milionë dollarë në vit.

Në datën 26 gusht anëtarëve të komisionit i është shpërndarë ligji për statusin e magjistratëve, i cili përveç detajeve teknike nuk prek absolutisht vendimin për rritjen e rrogave dhe benefiteve të tjera që përfitojnë njerëzit e drejtësisë.

Nga llogaritë e bëra rezulton se paga mesatare e një gjyqtari apo prokurori me sistemin e ri shkon në 33000 mijë lekë. Po ashtu, paga shtohet me 8% për çdo 4 vjet të plota të ushtrimit të funksionit si dhe 5 % të pagës fillestare, për çdo fëmijë deri në moshën 18 vjeç.

Ndryshimet në ligj janë bërë pasi Ministria e Financave t?i drejtohej komisionit zyrtarisht me shkrim.

Ndërkohë puna për reformën do të rinisë sërish zyrtarish të hënën. Deputetët po punojnë mbi ligjet e tjera dhe brenda kësaj jave do të përcaktojnë një kalendar të ri pune, në mënyrë që sapo demokratët ta vendosin të rimblidhet komisioni.

Në tryezë janë ligji i byrosë , ai për intitucionet e reja të drejtësisë dhe ai për statusin e magjistratëve . Ndërkaq, Ministria e Drejtësisë dhe Euralius po punojnë për kodet dhe ligjet e tjera për avokatinë dhe noterinë.

Nga 40 ligjet e reformës, një pjesë e tyre do të kalojë në komisionin e reformës deri në dhjetor të këtij viti, aq sa është mandati i kësaj strukture, ndërsa pjesa tjetër në komisionin e ligjeve nëse PD nuk bie dakord për një shtyrje të re mandati.

Free Traffic Exchange