Report TV - Rama e Meta takohen për drekë

2016-09-27 1

Kryeministri i vendit Edi Rama dhe kreu i Lëvizjes Socialiste ëpr Integrim Ilir meta janë takuar sot në një nga restorantet e kryeqytetit në kuadër të takimeve të përjavshme të tyre për mbarëvajtjen e punës së koalicionit por edhe të qeverisë.

Takimi i sotëm vjen menjëherë pas mbylljes së pushimeve verore, ndërkohë që po sot është mbajtur edhe mbledhja e radhës e këshillit të Ministrave.

Ky takim vjen menjëherë pas miratimit të mbrëmshëm në Kuvend me 88 vota të Vettingut, proces që i hap dritën jeshile zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Ndërkohë, ky takim vjen edhe pas deklaratës së bërë një ditë më parë nga kryeministri Rama në bashkëbisedimin që pati në rrjetet sociale me qytetarët, ku tha se do të ulej shumë shpejt me kreun e Kuvendit, njëherësh kreun e LSI për të diskutuar për planin 4 ?vjeçar për mandatin e ardhshëm.

Dreka mes Metës e Ramës ka zgjatur për një orë dhe asnjëri prej tyre nuk ka preferuar që të komentojë rreth detajeve që kanë diskutuar.

Free Traffic Exchange