Personi që shihni në këto pamje është 73-vjeçari Veli Dervishi i cili nga kafazi i hekurt pranoi vrasjen e ish bashkëshortes së tij Shazivare Dervishi.
3 ditë pas krimit makabër autori i kësaj ngjarje ka folur për herë të parë para togave të zeza duke deklaruar se shkak për krimin ishin dyshimet e tij për tradhtinë në çift dhe konfliktet e pronës.
?Me Shazivaren kemi patur debate xhelozie prej vitit 1963 kur jemi martuar, prej 16 vitesh ishim të ndarë me vendim gjykate por jetonin bashkë për shkak të fëmijëve ndërsa kohët e fundit debatet ishin shtuar dhe për pronësinë mbi pronën në plazh, ambient në të cilin jetonim vetë dhe 2 dhoma i jepnim me qira.
Pasditen e 28 gushtit Shazivarja nisi të më ofendoje me fjalor banal dhe tentoi të më godasë me sëpatë, ja mora nga dora dhe s?mbaj mend çfarë veprimesh kreva, por e vrava?.
Ishte kjo dëshmia e Veli Dervishit para Gjykatës së Krimeve të Rënda e cila në përfundim të seancës vendosi masën e sigurisë arrest me burg duke vlerësuar të ligjshëm arrestin e 73-vjeçarit.
Veli Dervishi dhe bashkëshortja e tij prej vitit 2000 ishin të ndarë ligjërisht por bashkëjetonin dhe pse ishin të divorcuar.
Sipas hetimeve të kryera rezulton se për krimin e 73-vjeçarit policinë e njoftuan fqinjët por në momentin kur ata kishin shkuar në banesë Veli Dervishi i kishte thënë se s?ka asgjë për tu shqetësuar dhe pse brenda shtëpisë kishte kufomën e Shazivares së vrarë.
Pak minuta pas largimit të uniformave blu ai flet me djalin e tij në telefon që ndodhej në Tiranë dhe mbrëmjen e 28 Gushti u vetëdorëzua në policinë e Kavajës ku dhe pranoi autorësinë e vrasjes së bashkëjetueses Shazivare Dervishi.