Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Lezhës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit, në hyrje të qytetit.
I plagosur me armë zjarri ka mbetur T.K. 35 vjeç, banues në Shkodër. 35-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës, ku mësohet se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikur për jetën.
Policia po punon për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje. Efektivet e Lezhës kanë shoqëruar disa persona për t'i marrë në pyetje.