Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Jeta e familjes Krasniqi nga fshati Orçikël i njësisë administrative Zapot të Kukësit, është tepër e rëndë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, kryefamiljari Luan Krasniqi, i cili i duhet të përkujdeset edhe për tre vëllezërit dhe dy motrat e tij të cilët janë persona me aftësi të kufizuar, prej gati një viti nga Bashkia nuk është paguar për punën e bërë.
Luani thotë se në muajin gusht të vitit të kaluar ka punuar në lyrjen e shkollës së fshatit dhe që nga ajo kohë ende nuk ka marrë shpërblimin për punën e bërë me gjithë premtimin e Kryetarit të Njësisë Administrative Zapod.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/me-5-invalide-ne-shtepi-bojaxhiun-nuk-e-paguajne-per-shkollen-e-lyer/