Report TV - Pukë, asgjësohen 5 700 rrënjë kanabis, në kërkim poseduesit

2016-09-26 1

Policia vijon aksionet antikanabis në të gjithë vendin. Vetëm në rrethin e Pukës, forcat e policisë kanë sekuestruar dhe më pas asgjësuar me atë të djegies 5 700 rrënjë kanabis.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Policia njofton se është ushtruar kontroll në territorin e fshatit Rras, Njësia Administrative Gjegjan Pukë në një zonë të pyllëzuar me pisha, pa pronar, të cilën e kanë shpyllëzuar autorët e dyshuar për këtë aktivitet kriminal.

Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 5 parcela me 5 700 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva që varionin me gjatësi nga 80 deri në 180 cm

Po punohet për identifikimin dhe vënien para përgjesgjesisë penale të të gjithë autorëve të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet i'u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prerja e paligjshme e pyjeve" parshikuar nga nenet 284 e 205 të Kodit Penal.