Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi mazhorancën se po rrëzon reformën në drejtësi. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se kryeministri Rama po hedh në erë dy vite pune për reformën.
"Seanca u thirr si e jashtëzakonshme, por emergjence e emergjencave është shndërrimi i Shipërisë në Kanabistan. Nga zonat më të thella të alpeve deri në Konispol përbën ngjarjen më të rëndë në këto vite. Dua të uroj Ramën që zgjodhi Arben Ndokën President të Mundjes. Ulsi Manja të përgatitet t?i lëshojë vendin Ymer Lalës. Rama po identifikon veriorët si kriminelë dhe po u lëshon kriminelë. Kjo është urrejtja më e madhe racore.
Jemi të vendosur si opozitë të luftojmë vetëm për standardet. Por prishet konsensusi i sanksionuar në kushtetutë për vettingun
(6:00:13 PM) Jemi të vendosur si opozitë të luftojmë vetëm për standardet. Por prishet konsensusi i sanksionuar në kushtetutë për vettingun.
Duhet që tu përmbahemi amendamenteve të ligjit. Kemi rënë dakord për vettingun, pse ndryshuat qëndrim. Berisha Ramës të kemi thyer turinjtë sa herë kemi dashur dhe do t'i thyejmë prapë. Nuk mund të prishësh 2 vite punë. Sipas Kushtetutës veettingu bëhet nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Hajdeni të bëjmë ligjin për BKH. Ne bëmë kushtetutën e drejtësisë dhe e miratuam me qëllimin më të mirë. Kjo seancë t'i kushtohet kanabisit. Komisioni të ulet dhe të gjejë aplikimin e amendamenteve kushtetuese, zbërthimin e tyre. Nëse keni thënë se me vettingun do merreth BKH, s'mund t'ia delegojmë me ligj tjetër kujt. Të bëjmë ligjin", u shpreh Berisha.
Berisha, duke iu drejtuar Ramës, tha se ky është shtatori i fundit i tij në pushtet.
"Rama ka hallin e Arben Ndokës dhe Ymer Lalës. Me këto që bën nuk do marrësh asnjë votë. Ky është shtatori i fundit i Ramës në pushtet", shtoi Berisha.