Në vijim të zbatimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Ministrisë së Mjedisit dhe Fondacionit ?Katër Putrat? me qendër në Austri, i specializuar për arinjtë, prej ditës së djeshme kanë filluar një seri inspektimesh në bashkëpunim me ISHMP-në dhe AKZM-në për konfiskimin e 3 arinjve që mbahen përkatësisht në Zerqan (Bulqizë), Ulëz (ariu Tomi) dhe Levan (Fier).
Gjatë këtyre inspektimeve ditën e sotme është bërë e mundur vendosja e përkohshme e ariut Tomi nga Ulza në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, me asistencën e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit pranë Bashkisë Tiranë.
Zv/Ministri Kledi Xhaxhiu u shpreh për mediat se Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me institucionet e saj të varësisë për të parën herë ka adresuar një problematikë të trashëguar në vite. ?Ministria e Mjedisit është e vendosur t?i thotë ?stop? këtij fenomeni?, tha Xhaxhiu duke theksuar se synohet edhe ndërgjegjësimi i publikut për të adresuar fenomenin e mbajtjes së paligjshme të këtij lloji të faunës së egër në robëri.
Kreu i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Blendi Gonxhja shprehu kënaqësinë që Kopshti Zoologjik ofron këtë mundësi strehimi të përkohshëm për arinjtë në robëri si dhe theksoi se po punohet për ngritjen e qendrës në zonën e Dajtit për të mbajtur arinjtë në vendin tonë.
Përfaqësues i Fondacionit ?Katër Putrat?, Carsten Hetëig shprehu konsideratën për angazhimin e Ministrisë së Mjedisit për shpëtimin e ariut Tomi dhe transferimin e tij në strehimoren e Prishtinës, duke theksuar se aksioni vjen pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Ministrisë së Mjedisit dhe fondacionit austriak.
Përvec ariut Tomi është kryer vaksinimi dhe vendosja e mikrocipeve edhe për dy arinj të tjerë në robëri, në Bulqizë dhe Fier. Pas përfundimit të dokumentacionit të nevojshëm në një periudhë të shkurtër do të realizohet transferimi i të tre arinjve në strehimoren ?Pylli i arinjve? në Prishtinë, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
Ky aksion është në vijim të hapave të ndërmarrë nga Ministria e Mjedisit për adresimin e këtij problemi në zbatim të kuadrit ligjor për biodiversitetin dhe mbrojtjen e faunës së egër.