Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit Edi Rama i cili ka folur ka folur për rëndësinë e votimit të këtij ligjit të vettingut dhe për fillimin e implementimit të refomrës në drejtësi.
Në një prononcim për mediat pas mbledhjes zv/kryeministri Peleshi i ka kërkuar opozitës të votojë ligjin e vettingut në seancën e sotme.
Peleshi është shprehur se ky ligj nuk është antikushtetues siç pretendon PD. Zv/kryeministri në fjalën e tij ka deklaruar se mazhoranca është e unifikuar për votimin e ligjit të vettingut në seancën e jashtëzakonshme që pritet të mbahet në Kuvend sot në orën 17:00.