Tiranës i shtohet një tjetër hapësirë kushtuar qytetarëve më të vegjël të saj, fëmijëve. Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit për ndërtimin e një këndi lojërash për fëmijë në ?Komunën e Parisit?, i cili do të shërbejë edhe si një shesh pushimi për të moshuarit dhe banorët e zonës.
Fillimin e punimeve e ndoqi edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se është i vendosur të krijojë kushte dhe mundësi të njëjta arsimimi dhe argëtimi për fëmijët në të gjitha lagjet e kryeqytetit.
?Qyteti vërtet ka 1 milion banorë, por 250 mijë nga këta janë fëmijë dhe e gjithë ajo gurgule e këndit të lodrave te Liqeni prodhoi një mundësi fantastike, që jo vetëm të bënim mirë atë kënd lojërash, por të nisnim punën për kënde lojërash në 12 lagje të Tiranës?, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.