Kandidati për kryebashkiak të Dibrës Sherefedin Shehu u takua me banorë të fshatrave Rreth-Kale, Vajme?dhej dhe Reç ku ka thënë se, bashkia e drejtuar prej tij do të paguajë energjinë elektrike për të gjitha familjet në varfëri ekstreme.
Shehu u njoh dhe me shqetësimin e banorëve për furnizimin me energji. Banorët u ankuan se dhe pse ua kanë ndërprerë energjinë, pasi s?kanë mundësi ta paguajnë, faturat vazhdojnë t?u vijnë. Ata treguan se së fundmi punonjësit e OSHEE ?së u kanë premtuar lidhje të energjisë në këmbim të votës, por u shprehën të bindur se pas zgjedhjeve do t?ua presin sërish.