Report TV - Rama: Do të ulemi me Metën për planin 4-vjeçar qeverisës

2016-09-26 0

Kryeministri i vendit Edi Rama i është përgjigjur sot për më shumë se 1 orë pyetjeve të drejtuara në adresën e tij në rrjetet sociale Facebook e Twitter nga qytetarët, ku përveç të tjerave ka thënë se shumë shpejt do të ulet në tryezë për të diskutuar me kryetarin e LSI-së për vijimin e koalicionit edhe në vitin 2017.

Por nga ana tjetër, ai ka theksuar se ky koalicion qeverisës, duke përfshirë këtu edhe PDIU-në po vë themelet e një shteti përmes reformave që janë ndërmarrë e po ndërmerren.

Free Traffic Exchange