Ora News- Sekuestrohen 111 kg kanabis në portin e Durrësit, arrestohet 27-vjeçari

2016-09-26 2

Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia Kufitare e Durrësit ka goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 111 kg kanabis në port.
Droga ishte e ndarë në 66 pako dhe ishte fshehur në karrocerinë e një makine ndërsa policia arrestoi drejtuessin e mjetit Artur Gjergji, 27 vjeç , banues në Durrës.
?Pas kontrollit në Skaner të automjetit tip ?Renault?, me targë AA241ND, ku u dallua një send i dyshimtë, e kanë kaluar këtë automjet për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë. Nga kontrolli i imtësishëm i kryer në vijën e dytë në krye të karrocerisë në brendësi të saj u gjetën të fshehura 66 pako të mbështjella me natriban, gjithsej 111 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa?. informon policia e Durrësit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sekuestrohen-111-kg-kanabis-ne-portin-e-durresit-arrestohet-27-vjecari/