Report TV - Rama: Rritja ekonomike është fakt s'ka shkop magjik për mirëqeverisje

2016-09-26 2

Kryeministri dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama ishte mes të rinjve, në çeljen e kampit veror të Partisë socialiste në Jalë, ku merrnin pjesë qindra të rinj nga e gjithë Shqipëria, nga të cilët 285 garues të fazës së dytë të FRESSH VOICE, si dhe të tjerë aktivistë të forumit. Ai ka thënë se rritja ekonomike tashmë është fakt, por ka thënë se qeveria nuk ka një shkop magjik për të bërë gjithçka shpejt e shpejt siç duhet.

?Rritja e ekonomisë sot është fakt. Morëm një ekonomi që rritej rreth zeros dhe sot, këtë vit shkojmë përtej 3 %. Por jemi të vëtëdijshëm që 3.4%, 3.5% apo 4 % po të doni, nuk është një rritje ekonomike e atillë që ta ndjejnë njerëzit në xhepin e tyre, në kushtet që jemi ne sot. Po a ka një mundësi që ti rrisim rrogat, t?i bëjmë nga 800 Euro shqiptarçe dhe ndërkohë ne të vazhdojmë? Nuk ka, nuk ekziston! Pra nuk ekzistojnë magjira.?

Kryeministri zhvilloi me te rinjte një bashkëbisedim mbi politikën dhe perspektivën e së majtës shqiptare e cila mirëpret në strukturën e saj brezin e ri që aspiron politikën. Eventit rinor iu bashkuan edhe deputetët e Partisë Socialiste Olta Xhacka, dhe Alfred Peza, si dhe juria e FRESSH VOICE, Pandeli Majko, Arlinda Dudaj, Gazmend Paja, Elisa Spiropali.

Kryeministri e vlerësoi platformën FRESSH VOICE si një proces të shëndetshëm konkurrues, i cili iu dha mundësinë të rinjve të spikasin me vlerat e tyre.

Kryeministri inkurajoi të rinjtë që pavarësisht se fituesit do të jenë një grup i vogël të përzgjedhurish, të gjithë të rinjtë pjesëmarrës janë të rëndësishëm në projektin e përbashkët për zgjedhjen e liderëve të rinj të së majtës.

?Ajo që është me shumë rëndësi të thuhet është se pavarësisht se një (1) do të zgjidhet dhe një grup i vogël do të jetë skuadra drejtues, të gjithë ju që jeni këtu jeni të domosdoshëm për projektin. Projekti mund të shkojë përpara vetëm nëse secili prej jush bëhet protagonist në atë pjesë projektit që do të ketë përgjegjësinë e vet. Ky proces na jep një mundësi të artë që duke shfrytëzuar kapacitetin e posaçëm të secilit prej jush, që nuk jeni këtu se dikush ju mori për dore dhe ju solli këtu, por jeni këtu sepse keni kaluar një seleksionim aspak të lehtë, - sjell një ndryshim shumë të rëndësishëm.?

Teksa ndau me të rinjtë përvojën e gjatë në drejtimin e një force të madhe politike, si në pushtet ashtu edhe në opozitë, Kryeministri Edi Rama theksoi se një prej kushteve për sukses është disiplina, si dhe vendosmëria për të gjetur zgjidhjet e duhura.

?Detyra e qeverisë është të bëjë edhe ato pjesët e vështira që do të thotë të drejta, por që nuk janë popullore.?

Kryeministri tha se angazhimi në politikë kërkon mbi të gjitha përballjen me konkurrencën. Kryeministri kërkoi nga të rinjtë që përveçse të evidentojnë, duhet më parë të kuptojnë problemet që ekzistojnë, në mënyrë që t?u japin atyre zgjidhjet e përshtatshme.

Më pas, Kryeministri iu përgjigj interesimit të të rinjve, mbi tema të ndryshme politike dhe sociale. Ai tha pë...

Free Traffic Exchange