Report TV -Kukës,protesta e pazakontë e fermerit i fal lopën Ministrisë së Bujqësisë

2016-09-26 4

Fermerëve Kuksianë po ju soset durimi duke kërkuar ndihmë për shërimin e bagëtive nga sëmundja e dermatozës nodulare.

Me lopën e tij, fermeri Sokol Tërshalla ka mbërritur këtë të hëne pranë Drejtorisë së Bujqësisë në Kukës duke deklaruar se nuk është në gjendje të mbajë lopën e sëmurë në shtëpi, megjithëse e vaksinuar.

Për këtë arsye ai vendosi që lopën e tij të sëmurë nga sëmundja e gjedhit ta lidhë në ambientet e Drejtorisë së Bujqësisë së Kukësit.

Këtë veprin fermeri nga Shtiqni i Kukësit për shkak se shërbimi veterinar nuk po e ndihmon për shërimin e bagëtisë së sëmurë.

Sëmundja e Dermatozës Nodulare filloi shfaqjen e saj dy muajt e parë, kryesisht në zonat kufitare të Maqedonisë e Kosovës,por që shumë shpejt nga java e parë e korrikut u përhap në fermat e Kukësit, Tropojës e Hasit, duke prekur dhjetra krerë gjedh, një pjesë të cilave ngordhën.