Report TV - Vettingu, Donald Lu e Romana Vlahutin takim me kreun e Kuvendit

2016-09-26 8

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin kanë takuar në kryesinë e Kuvendit kreun e Parlamentit Ilir Meta ku në qendër të diskutimeve është çështja e Vettingut, një ditë para seancës së jashtëzakonshme që do të mbahet nesër.

Ky është takimi i dytë i ambasadorëve gjatë ditës së sotme me politikën shqiptare, pas atij të paradites ku u takuan me kreun e partisë Demokratike Lulzim Basha.

Dy ambasadorët po tentojnë një zgjidhje konsensuale për zgjidhjen e ngërcit të reformës në drejtësi

Lidhur me ligjin e Vettingut, sot janë depozituar edhe amendamentet e PD-së që mund të rrëzohen në seancën plenare të Kuvendit.

Në komisionin e posaçëm të reformës në Drejtësi këto amendamente u rrëzuan nga deputetët e mazhorancës.