Ora News - Tatimet duhet t’i kthejnë Bankers 37 mln USD

2016-09-26 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Audituesi ndërkombëtar i jep të drejtë Bankers Petroleum në konfliktin me shtetin shqiptar për taksat. Kompania njofton se raporti auditues i palës së tretë mbi mosmarrëveshjen e taksave për vitin 2011 është lëshuar, duke vendosur se Bankers i ka deklaruar të sakta shpenzimet e tij si kosto të rimbursueshme në vitin 2011, bazuar në licencë-marrëveshjen hidrokarbure.
Kompania njofton se është rënë dakord me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyre dhe Ministrinë e Industrisë dhe Energjisë se vendimi është një zgjidhje përfundimtare dhe si e tillë autoritetet e taksave në Shqipëri do të ri-llogarisin detyrimet e taksave për vitin 2011 dhe do të përcaktojnë mekanizmin e duhur për të zgjidhur ose rimbursuar Bankers-in për pagesat e bëra deri më tani.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/tatimet-duhet-ti-kthejne-bankers-37-mln-usd/

Free Traffic Exchange